Siria, Gjermania: Më 21 gusht, krim i rëndë kundër njerëzimit
BERLIN-Gjermania zyrtare ka reaguar pas inspektimit nga ana OKB-së, nga ku u vërtetua se në sulmin e 21 gushtit janë përdorur armë kimike. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle akuzoi regjimin e Damaskut mbi sulmet me armë kimike në Siri.
Në një intervistë për gazetën “Sueddeutsche Zeitung”, kryediplomati gjerman u shpreh se: ''Pas hetimeve të inspektorëve të OKB-së, pohohet haptazi dhe qartë garancia që çka ka ndodhur në Damask, më 21 gusht, është një krim i rëndë kundër njerëzimit.
Vetë grupi i inspektorëve e ka vërtetuar këtë gjë pa lënë vend për as më të voglën hije dyshimi në rapotin e praqitur në organizatë'', theksoi ministri.
''Kjo konfirmon supozimet tona se vetëm regjimi i Assadit kishte materialet dhe kapacitetin për këto lloj sulmesh me gaz kimik që kanë pasoja kaq makabre", përfundoi Westerwelle, i cili me këtë deklaratë për më tepër iu bashkua qëndimit të mbajtur nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca, kurse Rusia nga ana tjetër flet për një "provokacion" nga ana e rebelëve".
(m.s/BalkanWeb)