E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani e dëbon drejt Arabisë Saudite familjen e bin Laden

Avokati i familjes së Osama bin Ladenit në Pakistan tha se të vejat dhe fëmijët e kryeterroristit të vrarë do të dëbohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme.

Këtë muaj, drejtësia pakistaneze ka dënuar tri të vejat e bin Ladenit, dy shtetase saudite dhe një jemenase, së bashku me dy vajza të tij me nga 45 ditë arrest shtëpiak për hyrje dhe banim të paligjshëm në Pakistan.

Ish-udhëheqësi i rrjetit terrorist, Al Kaida, është vrarë në maj të vitit të kaluar nga komandot e Shteteve të Bashkuara në Abotabad të Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›