E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja mbrëmë në Valias, policia: Nuk ishte vetëvrasje, djali vrau babain me kallash

TIRANË- Zbardhet ngjarja e djeshme në Valias të Tiranës ku i vdekur mbeti një 56-vjeçar. Nga dyshimet për vetëvrasje, sot policia zbardhi ngjarjen duke hetuar për vrasjen e 56-vjeçarit nga dora e djalit të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në Valias ku 56-vjecari Rasim Leka ka gjetur vdekjen me armë zjarri.
Dyshohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në prani të motrës së viktimës, ndërsa ky i fundit ka qënë në gjendje të dehur.

Policia bëri të ditur sot se gjithçka ka ndodhur pas një sherri që ka pasur babai, viktima me djalin tij, E.Leka. Rasim Leka ka mbërritur i dehur në banesë dhe është konfliktuar me të birin duke i kërkuar llogari se përse nuk punonte, dhe priste të mbante frymën gjallë ende nga babai i tij. Duke se sherri me fjalë ka degjeneruar në konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armës. Fillimisht ka qenë Rasimi që ka drejtuar armën nga i biri dhe ky i fundit i armatosur me një kallashnikov ka qëlluar në drejtim të babait, duke e lënë të pajetë.
Lidhje te tjera Elbasan, kapen 2 të rinj me 5 kg hashash dhe 30 doza heroinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›