Vrasja me silenciator, i ati: Mondi i ndershëm, punoi për 14 vite shofer në kryeministri
TIRANE - Ende nuk kam marrë përgjigje se kush më vrau djalin e parë… Kërkoj vetëm drejtësi…". Është vdekja e dytë në familjen Dervishi dhe të gjithë e kanë të pamundur që të mbajnë lotët. Me mjekrën që i dridhet, babai i Edmond Dervishit, 49-vjeçarit që u ekzekutua dy ditë më parë në kryeqytet, rrëfen momentin e parë kur mësoi lajmin e vrasjes së djalit të tij të dytë. "Sapo pashë emrin në televizor, dola me vrap në rrugë", pohon 77-vjeçari, Gëzim Dervishi. Ai nuk ka asnjë dyshim se përse mund të jetë vrarë djali i tij, por di vetëm që asnjëherë Edmondi nuk ka qenë i përfshirë me bandat apo edhe botën e krimit. Më shumë nga të gjithë, vdekjen e 49-vjeçarit e ka përjetuar mbesa e tij, Enxhi, e cila që nga vdekja e babait të saj në 1997, Gentian Dervishit (i njohur nga miqtë si Gent "Kadaifit"), ishte rritur me xhaxhain e saj. Të gjithë përpiqen që ta qetësojnë, por ajo vetëm qan dhe pyet pa fund: "Çfarë tha ndonjë gjë për mua? Pse ma vranë edhe këtë që kisha? Janë pyetje që ndoshta nuk do të marrin përgjigje ndonjëherë.
Z. Gëzim, ku ishte atë ditë Edmondi?
Djali atë ditë ishte në plazh me shoqërinë e tij dhe në mbrëmje erdhi të më takonte. Erdhi këtu, bëmë pak muhabet dhe pastaj iku në shtëpinë e tij bashkë me të fejuarën.
Atë natë ju tha gjë djali juaj për ndonjë konflikt të mundshëm apo ndonjë problem të kohëve të fundit?
Ai nuk ka pasur asnjë shqetësim. Mua nuk më ka thënë asnjëherë se kishte probleme. Djali im ka qenë njeri që e respektonin të gjithë, nuk ka pasur probleme me asnjë person. Çdo ditë nga ora 10:00-12:00 shkonte në shtëpi. Nëse Edmondi do të kishte sherre, unë do ta dija.
Ku punonte Edmondi?
Edmondi ka punuar gjithmonë në punë të ndershme, ka qenë 14 vjet shofer në Kryeministri, ka punuar me shumë ministra. Nuk ka qenë as biznesmen, as i lidhur me bandat, siç ka dalë deri më tani. Së fundmi, punonte tek KQZ-ja, por ka punuar gjithmonë në punë të ndershme. Atë e njeh e gjithë Tirana.
(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)