E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Berat pranga autoreve

Janë arrestuar mëngjesin e sotëm autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrethin e Beratit, ku si rrjedhojë e grindjes mes pjesëtarëve të dy familjeve mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Në orët e mbrëmjes së të hënës, Gëzim Protoduari, 44 vjeç, nga fshati Poshnje i Rrethit të Beratit humbi jetën pasi mbeti i plagosur rëndë me një mjet të mprehtë, thikë. Gjatë kësaj ngjarjeje ka mbetur gjithashtu i plagosur vëllai dhe djali i viktimës.

Policia e Beratit njofton se ka arrestuar dy autorët e ngjarjes, të cilët janë Bedri dhe Besnik Ibrahimi, 44 dhe 48 vjeç, banorë të të njëjtit fshat me viktimën.

Dy autorët akuzohen për vrasjen me dashje të Gëzim Protoduarit dhe plagosjen e djalit dhe vëllait të tij. Nga hetimet paraprake mësohet se sherri ka nisur nga fëmijët e dy familjeve dhe më pas ka degjeneruar me përfshirjen edhe të prindërve të tyre në të, duke përfunduar në mënyrë tragjike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›