Meta: Qytetarët janë korrektë, politika e la Shqipërinë pa status

Lideri i LSI-së, takime në Pogradec
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së së Rrethit Pogradec ka deklaruar se forcave politike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre përsa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Europian. “Është për të ardhur keq sepse pjesa më e madhe e politikanëve sot nuk marrin përgjegjësi, por vetëm shfajësohen dhe i kalojnë përgjegjësitë tek të tjerët dhe kërkojnë që përgjegjësitë mendoj se i ngelet ti marrë populli për shumë gjëra që nuk ecin, kur në fakt ka ndodhur e kundërta, kur njerëzit janë shumë të vetëdijshëm, marrin përgjegjësitë e tyre dhe e kanë treguar këtë, ndërsa politika jo. Dhe shembulli më i mirë është në procesin e integrimit. Qytetarët shqiptarë i respektuan detyrimet e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave dhe Shqipëria ndryshe nga ç’pritej nga shumë skeptikë, brenda dhe jashtë vendit, rezulton në të gjitha raportet e Bashkimit Europian, lidhur me respektimin e detyrimeve për liberalizimin e vizave, Shqipëria dhe shqiptarët rezultojnë më korrektët nga të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa politika e la Shqipërinë përsëri pa status në dhjetor dhe kjo vetëm për kokëfortësia, vetëm për një luftë politike të padrejtë, e cila cenon kredibilitetin e vendit, e cila pengon realizimin e shumë projekteve që e zhvillojnë më shumë ekonominë, që rrisin mundësitë e punësimit, e kështu me radhë”, theksoi ndër të tjera në fjalën e tij z. Meta. Kreu i LSI-së ka shtuar gjithashtu se, Lëvizja Socialiste për Integrim do të tregojë edhe njëherë përgjegjshmërinë e saj për tu sjellë si europianë dhe për të bashkëpunuar me të gjithë në të mirë të integrimit të vendit.