Vrasja ne Finlande, Sejdiu dergon mesazh ngushellimi
PRISHTINE- Presidenti i Kosovës dërgon telegram ngushëllimi homologes finlandeze pas tragjedisë së ndodhur në qytetin Espoo të Finlandës, ku një qytetar me prejardhje nga Kosova vrau pesë qytetarë finlandezë. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar presidentes së Republikës së Finlandës, Tarja Halonen, ndër të tjera shkruhet “Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen tragjike të jetës së pesë qytetarëve të vendit tuaj, pas një akti të rëndë kriminal që kreu në qytetin Espoo një qytetar me prejardhje nga Kosova”, thuhet në ngushëllimin e presidentit Sejdiu.Lajmi për këtë tragjedi është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, ndaj – vijon më tej telegrami i ngushëllimi – e nderuara presidente, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë dhe të solidaritetit t’ua përcillni edhe familjeve të viktimave dhe gjithë popullit finlandez.“Shpirtërisht dhe në lutje jemi me ju në këto çaste zie! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!”, përfundon telegrami.Ksovari Ibrahim Shkupolli ekzekutoi dje katër persona në një qendër tregtare pasi kishte vrarë më parë ish të dashurën e tij në banesë. Me pas autori kishte vrarë vetën duke e cuar bilancin e viktimave në 6 persona.(s.g/BalkanWeb)