E Shtunë, 31 Tetor 2026

Binjaket e lindur ne nderrimin e viteve 2009- 2010

TIRANE- Egina dhe vëllai i saj Elvi janë binjakët që kanë lindur në momentet e ndërrimit të viteve. Ndërsa i vëllai Elvi lindi gati 3 minuta para se akrepat e orës të shënonin 00:00, Egina motra e tij ka lindur një minutë pas orës 24.00, duke qenë kështu dhe fëmija i parë për vitin 2010.Binjakët lindën nën kujdesin e mjekëve në spitalin Koco Gliozheni në Tiranë. Suela Hoxha nga Durrësi është mamaja e dy binjakë, e cila tani e tujte përvec urimit tradicional gëzuar do tu urojë binjakëve të saj dhe u bëfshi 100 vjec.Mjeku Astrit Bimbashi i cili ka asistuar lindjen e binjakëve thotë se fëmijët gëzojnë shëndet të plotë. Djali ka lindur ne peshen 3 kg, ndersa vajza ne peshen 2 kg e 150 gr.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›