E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi e Berisha: Foshnjat e 2010, qytetarë te BE-se

TIRANE- Dy binjaket e lindur ne maternitetin Koco Gliozheni ne kryqytet dhe nena e tyre 33 vjecare Suela jane uruar ne mengjesin e pare te vitit 2010, nga Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe zonja e pare, Teuta. Kreu i shtetit pasi vizitoi nenen dhe 2 vogelushet e saj por edhe repartin e terapise intenisve ku po mjekuhen 10 te porsalindur me probleme deklaroi se ne vitin qe sapo ka nisur keta femije sikunder te gjithe shqiptaret do te jene qytetare me te drejta te plote të Bashkimit Europian."Gëzuar të gjithëve.Uroj që të gjithë të shkojnë në paqe dhe në një dialog që është shumë i vlefshëm për atë që ne aspirojmë, një botë të qytetëruar, e cila i sjell me vete të gjitha. Por, natyrisht të gjithë duam prosperitet ekonomik dhe ai vjen mbi bazën e një paqe sociale, të cilën e sjellin të gjithë; e sjellin njerëzit, e sjell politika. tha Presidenti i Republikës Vogelushja e ardhur ne jete pak pas mesnate ne maternitetin 2Nena Gerladinë” dhe nena e saj jane vizituar nga kryeministri Berisha. Thuajse ne sikron me kreun e shtetit edhe kryeministri e ka vene theksin e tij ne mundesine qe gjate vitit 2010 do te kene shqiptaret per te levizuar lirisht“Levizja e lire eshte nje mundësi e jashtezakonshme per rinine shqiptare e cila pas ketij akti mund te shkollohet ku te doje por dhe te kerkoje pune perkohesisht ne Europe. Viti qe vjen qe vit i projekteve te medha, i reformave te thella, i shanseve dhe i mundesive te medha. Ne do bejme cdo perpjekje per ti shfrytezuar ato.”- tha Berisha. Vizitat dhe tufat me lule tek femijet e pare te lindur ne Tirane jane tashme tradite e nje janarit per drejtuesit e shtetit sipas te cileve viti nis mbare pikerisht aty ku nis jeta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›