E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri, feste edhe ne qytete te tjera te Shqiperise

TIRANE- Ndërrimi i viteve eshte festuar dhe ne qytete te ndryshme te Shqiperise. Qindra qytetare kane pritur ne sheshet kryesore te qyteteve oren 00:00 ElbasanNë Elbasan, qytetarët kanë festuar së bashku gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme Vitin e Ri 2010 në sheshin “Gensher” të qytetit. Në orën 00:00, fishekzjarre të shumtë në forma të ndryshme si lule, ylberë, yje, etj, janë lëshuar nga qytetarët që kishin mbushur këtë shesh, duke lajmëruar kështu dhe ardhjen e Vitit të Ri 2010. Një urim të veçantë për Vitin e Ri, përcolli dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ndërsa atmosfera festive në këtë shesh ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku këngëtarë të njohur kanë qenë protagonistë të një koncerti të organizuar nga bashkia. Edhe lokalet dhe pabet e qytetit, që kanë qenë hapur gjatë gjithë natës duke u gdhirë dita e sotme, kanë pritur një numër të konsiderueshmë qytetarësh, kryesisht të rinj, të cilët kanë preferuar të kalojnë orët e para të Vitit të Ri me shoqërinë e tyre. Përgjatë gjithë ceremonisë festive, efektivat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në Elbasan kanë qenë në gadishmëri, sikurse dhe mjekët e qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”. Policia nuk ka konfirmuar asnjë incident me pasoja të rënda në qarkun e Elbasanit, për shkak të hedhjes së fishekzjarreve apo trafikut të rënduar të makinave. ShkoderSi rrallë herë, qendra e qytetit të Shkodrës ka qenë e tejmbushur me një numër rekord qytetarësh të cilët kanë pritur ardhjen e Vitit të Ri 2010 me urime për një vit më të begatë për ta dhe familjet e tyre. Epiqendra e festimeve ka qenë sheshi “Nënë Tereza”, aty ku tradicionalisht janë organizuar ritualet e kësaj feste, por edhe mjediset e tjera pranë tij, si pedonalja e rrugës “Kol Idromeno” dhe sheshi i shatërvanit, i ndërtuar së fundi pranë Radio- Shkodrës e Teatrit “Migjeni” (ish monumenti “5 Heronjtë e Vigut"). Atmosfera festive për ardhjen e Vitit të Ri 2010 nisi në orën 23:30 të ditës së djeshme, për të kulmuar në orën 00:00 me lëshimin e fishekzjarreve që ndriçuan gjithë qytetin verior. Më pas urime e përqafime të shumta mes qytetarëve për një Vit të Ri edhe më të mirë e më të begatë për ta dhe familjet e tyre. E gjitha kjo atmosferë kaloi pa incidente, nën vëzhgimin dhe përkujdesjen maksimale të forcave të rendit të drejtorisë së policisë së qarkut të Shkodrës, ndërsa në gadishmëri kanë qenë dhe forcat e qarkullimit rrugor dhe ato të Mbrojtjes Kundër Zjarrit. Pas lëshimit të fishekzjarrve të shumtë, të rinj dhe familjarë kanë preferuar të bëjnë disa xhiro në pjacën e Shkodrës, për t’u zhvendosur më pas në lokale. Shumë të tjerë kanë ndjekur koncertin e organizuar në shesh nga bashkia e Shkodrës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›