Vrasja në Himarëbanorët bllokojnësërish rrugën
HIMARË- Banorët e Himarës kanë vijuar reagimet e tyre të ashpra kundër vrasjes së 35 vjecarit, edhe mbrëmjen e djeshme duke bllokuar sërish aksin nacional Vlorë-Sarandë. Rruga në hyrje të Himarës u bllokua sërish rreth orës 22:00, ndërsa banorët mbushën rrugën me qirinj në nder të të riut të vrarë një natë më parë. Rruga ka qëndruar e bllokuar deri rreth mesnatës ndërsa sot qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orën 21:00 të ditës së premte në vendin e quajtur “Avli” në aksin që lidh qytetin e Himarës me Himarë-Fshat.
Para vrasjes, të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku sipas burimeve, të rinjve nuk u ka pëlqyer e folura në gjuhë greke nga drejtuesi i motorit. Pikërisht, në këtë vend, motoçikleta e cila drejtohej nga 35-vjeçarit Aristotel Guma është goditur nga një “Audi-A3” ngjyrë gri, që më vonë u mësua se drejtohej nga Ilir Muka nga Vlora. Sipas policisë, “në momentin e aksidentit, Muka ka qenë me dy shokë të tij”, ndërsa më pas, “u është telefonuar 4 shokëve të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i krimit”. Nga përplasja, fillimisht, motoçikleta ka goditur një shtyllë dhe më pas, është përplasur dhjetëra metra zvarrë në rrugë. Për pasojë,(edhe pse e nisën drejt spitalit), Guma ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Duke denuar “aksidentin të qëllimshëm”, me parulla në duar ku shkruhej “Të zbardhet e vërteta”, “Është vrasje e qëllimshme”, banorët e Himarës ngritën barrikadë gurësh në rrugë nje ore pas ngjarjes, duke mos lejuar lëvizjen e asnjë mjeti. Gjatë gjithë natës, banorët kanë qëndruar pranë barrikadave, në pritje të reagimit të organeve shtetërore lidhur me ngjarjen. Vetëm mesditën e së premtes, me ndërhyrjen e policisë, u mundësua zhbllokimi i rrugës nacionale.
Disa orë pas krimit, policia e Vlorës shoqëroi dhe më pas arrestoi 7 personat e akuzuar për këtë ngjarje, duke shpallur në kërkim Ilir Mukën, drejtuesin e automjetit që shkaktoi vrasjen e 35-vjeçarit Aristotel Guma. Sipas policisë, “Muka akuzohet për aksidentin me pasojë vdekjen”, ndërsa të arrestuarit e tjerë për “bashkëpunim në krim e dhënie ndihme për largim të autorit”.
(e.n/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Bollano:Vrasja, provokim ndaj minoritetit grek Vrasja, kryepeshkopi Anastas thirrje për gjakftohtësi Berisha ne KM kalon në heshtje incidentin