E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama arkivon për fushatë 1.5 milionë dollarë të qeverisë japoneze, dhënë për rininë e Tiranës

Komisioni për transparencë bashkiake akuzon kryebashkiakun se po i përdor donacionet për fushatën zgjedhjeve të ardhshme vendore. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka denoncuar sekuestrimin nga Bashkia e Tiranës të rreth 1.5 milionë dollarëve të dhëna nga qeveria japoneze, për projekte me të rinjtë. Sipas drejtuesit të ZMK-së, këto fonde në të vërtetë po përdoren nga Bashkia për fushatën elektorale të Partisë Socialiste në vitin 2011

Afro një vit më parë Bashkia e Tiranës nënshkroi një marrëveshje me Bankën Botërore, me anë të së cilës mundësohet një grant i financuar nga Fondi Japonez i Zhvillimit Social, nëpërmjet BB, me një shumë prej 1 155 700 dollarësh dhe me një kohëzgjatje tre vjeçare (Buletini nr.69 i Bashkisë Tiranë publikuar në faqen online të Bashkisë Tiranë: http://www.tirana.gov.al/ditari/bashkia-ditari69.html). Por, 10 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, denoncon se Bashkia e Tiranës në mënyrë sekrete jashtë çdo mundësie transparence ka zhdukur çdo gjurmë informacioni se çfarë po bëhet dhe ku kanë shkuar mbi 1 miliardë lekë të Qeverisë Japoneze për rininë e Tiranës. Duke shprehur shqetësim për këtë situatë, drejtuesi i ZMK-së Altin Goxhaj, u shpreh gjatë një komunikimi me gazetarët pranë ndërtesës së Bashkisë së Tiranës se kaluar 10 muaj dhe askush në Bashki s’është në gjendje të të japë një përgjigje se kujt i janë dhënë këto para, ka ndonjë deadline, ndonjë proçedurë konkurrimi apo tenderi.
“Asnjë informacion. I vetmi informacion që gjendet me vështirësi është po të kërkosh online në arkivën e Bashkisë në buletinin nr. 69 Ditari i Tiranës, ku paraqitet firmosja e marrëveshjes për kalimin e grantit në duart e Kryebashkiakut. Njeriu që ka përgatitur gjithçka dhe ka lëvizur këtë fond drejt Edi Ramës është si gjithmonë Ana Gjokutaj, bashkëshortja e ish-Drejtorit të Soros, çapajev Gjokutaj. është i njëjti person që falsifikoi të dhënat e projektit të Fondacionit MJAFT 4 vjet më parë në Beograd për të favorizuar Erion Velinë & Co edhe 50 mijë dollarë nga fondi i Bankës Botërore për biznesin rinor”- u shpreh Goxhaj.
Banka Botërore mban përgjegjësi para Qeverisë Japoneze për fondin prej 1.5 miliona Dollarë të destinuara për rininë në Qytetin e Tiranës dhe në Qytetin e Durrësit, ku Edi Rama ka gëlltitur 1,1milionë dollarë. Ana Gjokutaj e cila prej vitesh si një ndër njerëzit më të rëndësishëm të rrjetit sorosian në Tiranë, është personi që duhet të kishte monitoruar procedurat e konkurrimit dhe transparencës së menaxhimit të këtij fondi që është zhdukur në mënyrë sekrete.
Dhe nga të dhënat e Komisionit për Transparencë Bashkiake rezulton se fondi i Qeverisë Japoneze për rininë e Tiranës dhe Durrësit, po investohet në xhepat e atyre që do të organizojnë fushatën elektorale të Edi Ramës për 2011. Pra fondi i një qeverie të huaj për rininë shqiptare po devijohet për të financuar fushatën elektorale të PS 2011 dhe parashikohet të futet në xhepat e menaxherëve të fushatës. Siç rezulton nga të dhëna të mbledhura nga 1 organizatë rinore e krijuar nga Vullnetarët e Partisë Socialiste, nj pjesë e fondit do të shkojë për të rekrutuar vullnetarë për fushatën.
Për këtë arsye, Komisioni për Transparencë Bashkiake, i drejtuar nga Av. Altin Goxhaj, do t’i drejtohet Bankës Botërore dhe Qeverisë Japoneze për të kërkuar transparencë mbi destinacionin se ku ka përfunduar pjesërisht apo i gjithi ky fond që synonte mbështetjen e të rinjve dhe organizatave të tyre në Tiranë dhe Durrës.

Marrëveshja 1.5 milionë dollarë për rininë e kryeqytetit- kryebashkiaku prezantoi objektiva konkretë, por shumat e parave shkuan në xhepat e shoqatave të tipit “Veliaj”

“Të rinjtë i përkasin një komuniteti të caktuar dhe mënyra e tyre e të qenit dhe të sjellurit si dhe përballja me kontekstin ku ata jetojnë dhe veprojnë, kontribuon në ndërtimin e dinamikave, identitetit dhe perspektivave të shoqërisë, në tërësinë e saj.
Protagonizmi i tyre, përveçse për komunitetin, është i rëndësishëm edhe për ata vetë, duke qenë se sjell mundësinë për t’i njohur dhe për t’i përfshirë menjëherë në procesin e ndërtimit të shoqërisë në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë, duke ushtruar individualitetin e tyre”. Kjo ishte fraza e përdorur nga Edi Rama gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së grantit të financuar nga Fondi Japonez i Zhvillimit Social, nëpërmjet Bankës Botërore, për rininë shqiptare, por që në të vërtetë ato projekte apo ato fjalë të bukura të thurura prej tij, as që ekzistojnë tashmë. Thuajse një vit nga certifikimi i fondit gjigant, Bashkia e Tiranës s’ka lëvizuar asnjë gurë, njësoj sikur të mos ekzistonte asgjë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›