Vrasja në Rrëshen, në pranga tre autorët
RRËSHEN- Vihet në pranga autori kryesor i vrasjes së 20 vjecarit Edison Jaku gjatë mbrëmjës së të hënës në Rrëshen. Në pranga ka pëfunduar Arjan Prenga, i cili dyshohet si autori kryesor i ekzekutimit të Edison Jakut, për motive të cilat policia i quan motive të dobëta.
Një ditë më parë u vunë në pranga edhe Tonin Biba dhe Amarildo Ndoji, si bashkëautorë të ngjarjes së rëndë. Vrasja e 20 vjecarit Edison Jaku ndodhi mbrëmjen e së hënë rreth orës 22.20 kur Arjan Prenga i shoqëruar nga dy shokët e tij Tonin Biba dhe Amarildo Ndoji kanë qëlluar me armë automatik mbi 20-vjecarin Edison Jaku, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur teksa viktima i cili shoqërohej nga një shok i tij po hynte në banesë në qytetin e Rrëshenit.
(e.n/BalkanWeb)