Vrasja e 20-vjeçarit në Rrëshen, arrestohet autori i tretë

Policia e Rrëshenit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të tretë të vrasjes së 20-vjeçarit. Sipas informacioneve policia ka arrestuar Arjan Prengën si të dyshuar për vrasjen e Edison Jakut. Vetëm disa orë më parë policia bëri të mundur arrestimin e dy autorëve të tjerë të cilët janë Tonin Ndoi Biba dhe Amarildo Ndoi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës ku një breshëri automatiku i ka marrë jetën një të riu 20- vjeçar në qytetin e Rrëshenit rreth orës 22.20 jo më larg se 30 metra nga komisariati i policisë Mirditë. Edison Jaku, 20 vjeç po kthehej nga puna si kamerier në një bar-internet në këtë qytet kur u qëllua me automatic dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur edhe jetën rrugës për në spital. Policia ditën e sotme ka vënë në praga tre persona të cilët janë të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit.