E Diel, 1 Nëntor 2026

22 vjet të lidhura me zinxhirë, skandali në mediat e huaja

TIRANE- Skandali i dhunimit të të drejtave të njeriut në Maqellarë të Dibrës, ku dy motra mbaheshin të lidhura me zinxhirë prej mëse 22 vjetësh po bën xhiron e botës në mediat ndërkombëtare.

Gjermania “Bild”, duke iu referuar televizionit News 24, citon babain e vajzave i cili shprehej se dy motrat ishin të sëmura mendore dhe agresive.
Në moshën 38 dhe 49 vjec, dy motrat nuk kanë asnjë shtrat për të fjetur, thuhet në shkrimin e “Bild” ndërsa përmendet edhe rasti tjetër i një familje rome në Levan të Fierit, ku një 26 vjecar i sëmurë mendor ishte i lidhur me zinxhirë nga familjarët e tij.

Dy motrat Thëllënxa dhe Fidane Keshi prej 22 vjetësh mbahen të lidhura nga babai, i tyre 70 vjeçari Dine Keshi. Ky i fundit thotë se të bijat janë agresive për komunitetin, ndërsa nëna e tyre ka vdekur vite më parë. Motrat sot janë 38 dhe 49 vjece. Motrat që mbahen të lidhura prej 22 vjetësh nuk merrnin mjekim për gjëndjen e tyre shendëtësore, ndërsa familja që jeton në kushte të mjerueshme mbahet vetëm me pensionin e tyre të invaliditetit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›