E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, aplikimi i Shqipërisë nuk është marrë në konsideratë

LUKSENBURG- Kërkesa e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE nuk është shqyrtuar ende, por kjo për shkaqe teknike dhe jo politike.
Deklarata erdhi pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg, nga ministri suedez, Karl Bildt.
Sipas Bildt, cështjet që kanë penguar shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë nuk janë politike, ato kanë të bëjnë me zgjedhjet e fundit në Gjermani dhe faktin se parlamenti gjerman nuk është mbledhur ende.
“Procedurat e komplikuara të shqyrtimit të kërkesave të vendeve të ndryshme, sipas kushteve të Traktatit të Lisbonës, kanë bërë që aplikimi i Shqipërisë të mos jetë konsideruar ende nga BE” theksoi Bildt.

Gjatë takmit të sotëm në Luksenburg, ministrat e jashtëm të BE, diskutuan mbi cështjen e kandidaturës së Shqipërisë duke mos arritur asnjë qëndrim konkret.
Ndryshe nga qëndrimi që mbajti Suedia për vonesat e shqyrtimit të kërkesës së Shqiëprisë, Hollanda duket se e konsideron si politike cështjen e shqyrtimit të kësaj kërkese.
Shqipëria dorëzoi aplikimin për të qenë vend kandidat i Bashkimit Europian në prill 2009, disa dite pas hyjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›