Vrasja në Shkodër,viktima KujtimVajushi, ish-rivali i Mir Koçisë
Të tjera rreth shkrimit Vrasja mëngjesin e djeshëm/ VIDEO FOTO/Vajushi u qëllua pas shpine Vrasja e Mir Koçisë më 28 nëntor
SHKODER- Kujtim Vajushi, njeriu i cili u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në tregun e qytetit të Shkodrës njihej si rival i Edmir Koçisë, (i njohur në Shkodër si Mir Koçia) i cili u vra më 28 nëntor 2012 para derës së shtëpisë së tij. Vrasja e këtij të fundit mbetet ende pa autor dhe e pazbardhur, ndërkohë që dhe ekzekutimi i 46 vjeçarit, dje, në një zonë të populluar pranë tregut të Zdrales, është i mbuluar me mister për vetë mënyrën si u vra. Policia ka nisur hetimet në 2 pista, atë të hakmarrjes dhe atë për biznesin e tij.
VRASJA E VAJUSHIT
Kujtim Vajushi uë qëllua me pistoletë rreth orës 09: 30 minuta ndërsa ka qenë duke blerë pranë një shitësi ambulant. Vajushi ka qenë me shpinë nga rruga, në momentin që i është afruar një motorçikletë me dy persona dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me pistoletë. Pas kryerjes së krimit autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa 46 vjeçari Vajushit i kanë ardhur në ndihmë kalimtarët e rastit të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por për arsye të gjakderdhjes ka humbur jetën pa mbërritur në spital.
Sipas dëshmive të tyre identifikimi i autorëve ka qenë i pamundur, për shkak se dy personat që kanë qëlluar në drejtim të Vajushit kanë qenë me kapele.
KONFLIKTI I VJETËR
Sipas policisë viktima ka qenë i përfshirë në një ngjarje të vjetër në vitin 2002 ku mbetën të vrarë një vajzë 13 vjeçare gjatë një atentati ndaj Mir koçisë. Ngjarja u shënua më 26 prill 2002 pranë Radio Shkodrës, në qendër të qytetit. Kujtim Vajushi dhe Mir Koçia shkëmbyen të shtëna me armë zjarri mes njëri tjetrit. Nga plumbat mbeti e plagosur Jetmira Molla, 13 vjeç e cila së bashku me familjarët e saj po shkonte në shtëpi. Vajza ndërroi jetë në spital, ndërkohë që autori i dyshuar si Vajushi, u arrestua nga policia. Për këtë ngjarje Kujtim Vajushi kreu 5 vite burg dhe palët e përfshira në konflikt ashtu dhe familja e dëmtuar e mbyllën ngjarjen duke falur njëri tjetrin.
(Redaksia online)
(gre.m/shqiptarja.com)