E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mirënjohje të veçantë Skraparit, ku LSI doli forcë e parë politike

ÇOROVODË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Çorovodës. Duke u kthyer te rezultati historik i 23 qershorit, kryetari i LSI-së shprehu mirënjohjen e tij për popullin e Skraparit dhe premtoi se këtë mirënjohje do ta shprehë me vepra e jo me fjalë. 

“Mirënjohje të veçantë për të gjithë popullin e Skraparit, ku LSI më 23 qershor doli forcë e parë politike. Është një punë e madhe që është bërë, por njëkohësisht është një punë akoma më e madhe që na pret përpara për të shprehur mirënjohjen tonë me vepra dhe jo me fjalë sikurse jemi sot këtu përpara të gjithë atyre që na votuan dhe përpara të gjithë popullit të Skraparit, shtoi ai. Sepse ne pas zgjedhjeve nuk i ndajmë skraparllinjtë as këtu as kudo tjetër, përkundrazi përpiqemi t’i respektojmë dhe t’i mbështesim të gjithë. Fitorja në Qarkun e Beratit është historike sepse është hera e parë që LSI-ja del forcë e dytë politike në një qark të Shqipërisë dhe kjo është mjaft kuptimplotë, por natyrisht ne do të vazhdojmë me synimet tona për të fuqizuar më tej LSI-në”, tha  Meta.

Sipas Metës, qytetarët shqiptarë e duan fuqizimin e LSI-së dhe kontribuuan me votën e tyre për këtë qëllim, sepse duke u fuqizuar LSI-në si forcë politike forcohet stabilitetit i vendit, ndihmohet çdo qytetar shqiptar që të shikojë një politikë e cila merret me ekonominë dhe nuk merret retorika boshe. 

 “Sepse edhe qytetarët shqiptarë e duan fuqizimin e LSI-së dhe kontribuan me votën e tyre për këtë qëllim, sepse duke u fuqizuar LSI-në si forcë politike forcohet stabilitetit i vendit, ndihmohet çdo qytetar shqiptar që të shikojë një politikë e cila merret me ekonominë dhe nuk merret retorika boshe”, përfundoi fjalën e tij përshëndetëse kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Lideri i LSI-së, Ilir Meta u zotua për mbajtjen e premtimeve të bëra për punësimin, por edhe për ta gjallëruar jetën e komunitetit në Çorovodë dhe mbarë vendin.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta: Mirënjohje të veçantë Skraparit, ku LSI doli forcë e parë politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›