E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kemi pranuar humbjen, por do mbrojmë shqiptarët nga mashtrimet e Ramës

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar sot mazhorancën e re se po përgatitet të mos mbajë premtimet kryesore që u bëri shqiptarëve para 23 qershorit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi e konsideron qëndrimin e mazhorancës së re ‘një akt të pashembullt mashtrimi në historinë elektorale’.

“Disa prej tyre me kryesoret si premtimi i sherbimit shendetesor falas per cdo shqiptar (pa kontribute te sigurimeve shendetesore) dhe ulja e taksave për 95 % te shqiptareve, heqja e tatimit mbi te ardhurat personale per te gjithë qytetaret me te ardhura nen 1,5 milion lek, do shtyheshin per vitin 2017 me shpresen naive se realizimin e tyre do te mund ta premtojne gjate nje mandati tjeter mashtrimesh. Ndërkohë nuk flitet me asnje fjale per legalizimet falas, per heqjen e TVSH-se per energjine, per ushqimet, per rritjen e rrogave te policeve ne nivelin e rrogave te deputeteve, as dhe per zotin Rama kryeminister qe nuk do paguaj me taksa sa infermieri”, u shpreh Vorpsi.

Partia Demokratike teksa thekso se ka pranuar humbjen paralajmëron se nuk do të lejojë poshtërim të dinjiteti të shqiptarëve.

“Nje akt cinizmi ekstrem ndaj qytetareve qe i besuan se premtimet e tyre ishin thjesht mashtrime ose se ato nuk do realizohen gjate ketij mandati por shtyhen per vitin e fundit. Partia Demokratike shpreh bindjen me te thelle se shqiptaret qe besuan premtimet e Edi Rames, dhe jo vetem ata por te gjithe shqiptaret nuk do pajtohen kurre me nje mashtrim te tille. Partia Demokratike e ka njohur humbjen e saj por ajo nuk do pranoje kurre nje megamashtrim te tille te pashembullt te qytetareve shqiptare, nje poshterim te votes, besimit dhe dinjitetit te tyre qytetar politik. Ajo do perdore te gjithe mjetet demokratike per te mbrojtur dinjitetin e qytetareve shqiptar, e atyre qe votuan programin e saj por njelloj dhe te atyre qe besuan premtimet anti-globaliste te kundershtarit, ndaj aventuriereve qe besojne se mund te ndertojne mbi mashtrimin masiv te qytetareve shqiptare”, përfundoi fjalën e saj Vorpsi.

(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: PD: Kemi pranuar humbjen, por do mbrojmë shqiptarët nga mashtrimet e Ramës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›