E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duel thikash ne Tirane plagoset gjimnazisti

Një person është plagosur me thikë mesditën e së martës në kryeqytet pas një sherri me një bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Durrësit ku si pasojë e një sherri banal mes dy të rinjve është plagosur Ermal Gjini i cili u dërgua menjëherë në spitalin ushtarak, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e të riut tjetër i cili plagosi Gjinin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›