Helidon Haliti prezanton koleksionin "Mezuraj"
Ndoshta është fati që i ka trokitur në derë, a ndoshta është fama dhe bëma e tij e madhe, që tashmë ka një koleksion të vetin, të konceptuar në të gjithë elementët artistik. Helidon Haliti nuk është një piktor që ruan një kuadër të thjeshtë, por në përputhje me intuitën dhe sensing e tij artistik, sjell një koleksion të niveleve të larta. Është ky koleksioni i parë i institucionalizuar i Helidon Halitit, i cili sjell koleksionin e pikturave "Mezuraj" në muzeun "Mezuraj". Është kjo një mardhënie që ka lindur fare rastësishtë mes presidentit të muzeut dhe Helidonit. Nuk ka qënë një bashkëbisedim i gjatë, por një bashkëbisedim ngjyrash dhe ndjesish të mbledhura në një pikturë. Janë ngjyrat e jetës, janë ngjyrat dhe koloriti I vecantë në pikturat e Helidonit për të cilat ai gjithmonë është shquar. Por ajo që është më e cuditshmja theksohet në sinqeritetin e artistit. Janë piktura të cilat bazohen në kapituj të ndryshëm të zhvillimit të shoqërisë sipas vizionit të artistit. Kështu ai ska dashur ti rikthehet leximit të miteve shqiptare, por ka dashuruar fortesisht ndjesinë e përfytyrimit të mitologjisë shqiptare. Ka respektuar dhe ka pikturuar cdo sekuencë të jetës mitologjike dhe aty ka gjetur një passion që sdo ta humbasë. Punimet janë krijuar në vite të ndryshme dhe puna për krijimin e koleksionit "Mezuraj" të Helidonit fillon akoma dhe më parë. Bashkë me të vjen dhe një almanak ku paraqiten të gjitha pikturat e Helidonit, një vlerë që ja shton në tërësi rëndësinë këtij eventi në jetën e piktorit.