Kakavijë, emigrantët 15 orë për të kaluar kufirin
Radhë të gjata deri në 5 kilometra janë krijuar dje në anën greke të pikës doganore të Ka-kavijës.
GJIROKASTER/PIRO NASE
Këtë herë shkak nuk ka qenë as prishja e sistemit të kompjuterëve dhe as puna e ngadaltë e autoriteteve doganore, por fluksi i stërmadh i emigrantëve që vinin në Shqipëri përmes kësaj porte hyrëse. Megjithëse autoritetet greke kanë punuar me kapacitet të plotë sportelesh dhe madje për të shkurtuar procedurën kanë lejuar emigrantët të kalonin pa i kontrolluar pasaportat e tyre në sistemin kompjuterik, radhët nuk janë mundur të shmangen. Fluksi hyrës ka nisur pas mesnatës të së premtes, për të vazhduar deri rreth orës 15:30 të ditës së djeshme. Mbi 12 mijë shtetas shqiptarë me banim të përkohshëm në Greqi, kanë kaluar brenda 13 orëve të para të ditës së djeshme përmes Stacionit Kufitar të Kakavijës, duke shënuar kështu pikun e lëvizjes për këtë sezon në nyjën më të madhe ndërkombëtare në jug të Shqipërisë. Radhët e gjata të automjeteve janë parë që në orët e para të mëngjesit dhe rreth orës 08:00, karvani i makinave në pritje për të kaluar drejt territorit shqiptar i kishte kaluar të 5 kilometrat. Policia greke nga ana e vet u gjet në befasi të plotë nga ky "rrebesh" njerëzish, që nuk kishin të mbaruar. Të katër sportelet në palën greke që ishin vënë në funksion të shtetasve shqiptarë që donin të kalonin drejt vendit tonë, kanë njohur fluksin më të madh të dy viteve të fundit. Në një gjatësi 5 kilometër të radhës së automjeteve ishin edhe 70 autobusë plot me emigrantë, të cilët kanë qëndruar gati 10 orë në pritje për të kaluar. Nga ana e vet policia greke e Kakavijës, gjatë një kontakti me homologët shqiptarë, u ka shpjeguar atyre se fluksi i të ardhurve nuk mund të përballohej dot me kapacitetin ekzistues, ndaj ngelej si zgjidhje shfrytëzimi i dy pikave të tjera të kalimit kufitar, ajo e Sopikut dhe e Tri Urave në Përmet. Ky sugjerim është marrë në konsideratë nga pala shqiptare, e cila ka këshilluar emigrantët gjatë ardhjes në Shqipëri, që në momentin e rikthimit në Greqi, të mund të përdoreshin edhe dy pikat e lartpërmendura kufitare, pasi Kakavija nuk mund të përballojë dot një fluks të tillë të ardhurish. Nga ana shqiptare e pikëkalimit kufitar gjithçka funksiononte normalisht, pasi të 13 sportelet ishin vënë në dispozicion të udhëtarëve të mbërritur nga Greqia, duke mos krijuar konfuzion. Në orët e drekës gjendja në Kakavijë i është kthyer normalitetit pas 15 orësh pritje dhe radhëve kilometrike të të ardhurve. Gjatë 20 ditëve të fundit, përmes Kakavijës kanë kaluar drejt territorit tonë mbi 78 mijë emigrantë shqiptarë me banim në Greqi.
Qafëbotë, vijnë 1000 emigrantë
SARANDE - Fluksi më i madh i hyrjes së emigrantëve për këtë sezon veror është regjistruar dje edhe në pikëkalimin e Qafëbotës dhe në portin detar të Sarandës. Burimet policore nga Qafëbota konfirmuan se ditën e djeshme plot 1000 emigrantëve kanë përdorur këtë pikëkalimi kufitar për të hyrë në Shqipëri. Të njëjtat burime thanë se kalimi i njerëzve dhe makinave është bërë në mungesë të radhëve dhe pritjes. Ilir Gjoçi, shef i Komisariatit të Kufirit në Sarandë, u shpreh se vazhdon pritja e emigrantëve dhe shtetasve të tjerë, duke u shërbyer atyre në dy sportele. Ndërsa bëhet e ditur se nëpërmjet portit të Sarandës janë futur dje 500 persona.