Vrasja, policia: Viktima e autori konsumuan alkol
TIRANE- Policia e Tiranës ka dhënë sot disa detaje lidhur me vrasjen e shënuar një ditë më parë në zonën e Saukut në Tiranë.
Gjatë një deklarate për shtyp, zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini tha se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta rreth orës 17:15 të ditës së djeshme, ndërsa viktima dhe autori i vrasjes kishin konsumuar alkol së bashku.
Autori i vrasjes është arrestuar vetëm 30 minuta pas ngjarjes, Lorenc Zaimi, 28 vjeç, banues në Tiranës. Arrestimi i tij është bërë në shtëpinë e vjehrrit, në Shkozet.
Viktima, Remzi Çollaku, 31 vjeç është dërguar menjëherë në spitalin e Senatoriumit, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e një grindje mes të dyve pas konsumimit të alkolit.