Shqipëri- Turqi, më 1 gusht hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë
TIRANE- Nga data 1 Gusht fillon zbatimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Burime të ministrisë së Ekonomisë bënë të ditur sot për ATSH-në, se duke nisur nga data 1 gusht do të zerohen nga tarifat doganore një sërë artikujsh, çka pritet të ndikojë edhe më shumë në rritjen e shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve.
Aktualisht, Turqia zë vendin e 4-t në shkëmbimet tregtare, eksport dhe import me vendin tonë.
Në muajin maj, eksportet shqiptare drejt tregut turk arritën në vlerën 6,661 milionë lekë, ku produktet kryesore ishin kryesisht minerale, materiale ndërtimi, metale, etj, të cilat lidhen edhe me praninë e kompanive turke që punojnë në këto fusha në Shqipëri.
Ndërsa u importuan në vlerën prej 10,282 milionë lekë nga Turqia kryesisht produkte plastike, veshje dhe këpucë, ushqimore, makineri dhe pajisje te tjera.
(atsh/balkanWeb)
(