Vrasja tek blloku policia po heton rreth biznesit te viktimes
Nadien Zeneli, viktima nga të shtënat në zonën e ish bllokut në Tiranë, ka qenë objektivi i atentatit. Nga të shtënat rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës mbetën të plagosur dy shokë të Zenelit, Bledi Miho dhe Taf Mandri.
Dy të plagosurit sipas mjekëve të spitalit ushtarakë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Hetuesit e skuadrës së zbulimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit si dhe ata të komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, kanë nisur verifikimin e aktiviteteve tregtare të viktimës.
Sipas policisë Zeneli është administrator i një firme minerare në minierat e kromit. Të njëjtat burime thanë se janë duke u verifikuar edhe probleme të mundshme personale ndërsa shtuan se pistat kryesore të hetimet janë fokusuar në problemet e biznesit të tij.
Policia ka marrë edhe një përshkrim të të dyshuarit si autor i ngjarjes, i cili rezulton të jetë një i ri rreth moshës 22-25 vjeç. Ky i fundit iu afrua tryezës jashtë lokalit në zonën e bllokut ku ishin tre shokët, Zeneli, Mandri dhe Miho, dhe pasi ka hapur zjarr me pistoletë ndaj tyre ka lënë të vrarë 31-vjeçarin, ndërsa u plagosën dy të tjerët.