Shpetohen nga mbytja tre turiste gjermane
Tre turistë gjermanë i shpëtojnë mbytjes ,pas dëmtimit që pësoi jahti i tyre në afërsi të Palasës. Turistët ishin duke udhëtuar nga zona e Dhërmiut në drejtim të Fanit të Greqisë, ndërkohë që mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.
Tre turistët gjermanë të cilët kanë qenë në bordin e këtij Jahti kanë mundur të ngrenë velat për tu larguar në drejtim të bregut.
Por deti me dallgë si dhe futja e ujit në brendësi të Jahtit , pasi nuk funksiononin pompat e nxjerrjes së ujit, kanë detyruar tre turistët gjermanë të japin sinjalin SOS , duke njoftuar fillimisht policinë kufitare të Vlorës , e cila së bashku me rojën bregdetare dhe guardia di financën kanë shkuar për t’u dhënë ndihmën turisteve.
Tre turistët gjermanë kanë mundur të shpëtojnë, ndërkohe që jahti i tyre është mbytur si pasoje e ujit që kishte në brendësi.