KQZ, Ristani: Do hapim kutitë, riformulojmë tabelat e rezultateve
TIRANE- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani deklaroi sot se, me të marrë vendimin e arsyetuar të Kolegjit Zgjedhor, do të hapen të gjitha kutitë e votimit për të numëruar fletët e votimit që janë hedhur në kutitë e gabuara.
Sipas kreut të KQZ-së, vendimi i Kolegjit Zgjedhor rikonfirmoi se procesi i ndërmarrë nga KQZ-së për rinumërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, ishte i drejtë e ligjor dhe se procesi në vazhim është një hetim i mëtejshëm i çështjes.
“Kolegji mesa duket, por sigurisht na duhet ta shohim vendimin të arsyetuar, kërkon një hetim të mëtejshëm të cështjes. Duhet shkuar më tej me hapjen e kutive të tjera të cilat nuk janë hapur nga KQZ. Një gjë është fakt, që KQZ u ka kërkuar me forcë partive politike që të sillnin cdo pretendim, që ato kishin, sepse ne kemi pasur të gjithë vullnetin për ta bërë këtë punë dhe përpara se të urdhëronte Kolegji Zgjedhor, por më mirë akoma. Në këto kushte që jemi do të hapen të gjitha kutitë dhe do të merren të gjitha fletët që janë hedhur në kutitë e gabuara, që do të thotë janë të panumëruar për ti tabuluar për kryesisht tabelën e kryetarit."- deklaroi Ristani për gazetarët.
Kreu i KQZ sqaroi dhe procedurat si, kur, dhe sa do të zgjasë procesi i numërimit.
"Numërimi do të nisë me të marrë në dorë vendimin e arsyetuar të Kolegjit Zgjedhor...Numërimi do të zhvillohet në KQZ me grupe numëruesish të ngritur nga ky institucion dhe cdo procedurë do të jetë e hapur për median.... s'mund ta parashikoj saktë, por mund të zgjasë rreth 1 javë".
Ristani kërkoi të nënvizonte se KQZ ka certifikuar njëherë kryetarin e bashkisës së Tiranës duke iu referuar vendimit i cili shpall fitues të garës për Bashkinë e Tiranës kandidatin e koalicionit të djathtë "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha me 81 vota para. Sipas kyetarit të KQZ ky është një “proces i mbyllur” dhe situatën aktuale e quajti fazën e "procesit ankimor në zhvillim” ku mund të ketë ose jo ndryshim të rezultatit.
“Do riformulohen tabelat përmbledhëse por ne kemi dhënë një vendim. Ka pasur një certifikimim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Fakti është që ka një proces ankimor në fund të procesit mund të ketë ose mund të mos ketë ndryshim, por kjo nuk të bëjë me KQZ, e rëndësishme është që kemi ndjekur një procedurë të konfirmuar tashmë si ligjore dhe të saktë. “- nënvizoi Ristani.
Kolegji Zgjedhor urdhëroi mbrëmë KQZ të rinisë procesin e numërimit të votave të kontestuara, të hedhura në kutitë e gabuara. Trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor vendosi të anullojë vendimin nr.711 të KQZ-së, i cili shpallte fitues të garës për Bashkinë e Tiranës kandidatin e koalicionit të djathtë "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha dhe të urdhërojë Komisionin Zgjedhor të rivlerësojë dhe të rinumërojë të gjitha votat e kontestuara në kutitë e pahapura të materialeve zgjedhore për bashkinë e Tiranës, për 368 qendrat e votimit të kryeqytetit.
(s.g/balkanWeb)