E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje apo tumor? Eshtrat e PabloNerudës do analizohen në Spanjë

SANTIAGO – Gjykata kiliane ka urdhëruar që kampionë nga eshtrat e poetit Pablo Neruda të dërgohen në një laborator të Universitetit spanjoll të Murcia-s për analiza mjeko-ligjore me qëllim për të qartësuar, nëse Nobelisti i Letërsisë është vrarë nën diktaturën e gjeneralit Augusto Pinochet apo ka vdekur nga një tumor.

Kampionë të tjerë janë dërguar në North Carolina University në ShBA: qëllimi i hetimit është të kuptohet, nëse Neruda është ndarë nga jeta në 23 shtator të 1973 – pak ditë pas grushtit të shtetit të Pinoçetit për shkak të një tumori në prostat, siç lexohet në certifikatën e vdekjes apo është helmuar nëpërmjet një injeksioni mbrëmjen para se të nisej në mërgim në Meksikë, siç pohon ish-shoferi i tij, Manuel Araya.

Pas një beteje të gjatë ligjore nxjerrja e eshtrave është kryer muajin prill që kaloi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›