E Shtunë, 31 Tetor 2026

NCRI:Irani po zgjeron kapacitetet bërthamore

Një grup iranian që vepron jashtë Iranit ka deklaruar se vendi islamik po ndërton një central të ri bërthamor në fshehtësi.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), që është i strehuar në Paris, tha të enjten përmes një deklarate se tashmë janë ndërtuar tunelet nëntokësore për këtë central, në qytetin Damavand, që gjendet 70 kilometra në veri-lindje të Teheranit.

Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK) që është pjesë e NCRI, thotë se ky rajon ka ekzistuar që në vitin 2006 dhe se Mohsen Fakrizadeh, që është zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare, menaxhon me një kompani e cila mbikëqyr projektin bërthamor, biologjik dhe kimik iranian.

Kjo organizatë që është themeluar në vitet 60 për të kundërshtuar sundimin e Shahut, ka ekspozuar edhe në të kaluarën rajpne të dyshuara për programet bërthamore të Iranit.

Mirëpo MEK është konsideruar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara deri vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›