E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje e dyfishte ne Mallakaster

Një ngjarje e rëndë tronditi rrethin e Mallakastrës, mëngjesin e së premtes, pasi bashkëshortët Myftari u gjetën të vrarë në banesën e tyre.

Enver dhe Hazbie Myftari, 55 dhe 54 vjeç, jetonin të vetëm në shtëpinë e tyre në fshatin Belishovë.

Pasi u ekzekutuan nga pranë, rreth orëve të natës, banesës së tyre iu vu flaka, e cila përfshiu edhe një lokal të ndodhur përballë.

Sipas ekspertëve të policisë, flakët u vendosën nga vrasësi, në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

Aktualisht ështe duke u punuar për zbardhjen e pistave të mundshme që mund të kenë çuar në këtë vrasje të dyfishtë dhe konfliktet e mundshme që bashkëshortët mund të kenë pasur.

Vrasje
Krujë, burri vret gruan me sopatë
Durrës, 48-vjecari vret gruan për xhelozi
Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›