Vrasje e trefishtë në Podgoricë, dy prej viktimave vëllezër. Policia në kërkim të autorit (EMRAT)

Vrasje e trefishtë në Aeroportin e Vjetër nëm Podgoricë të Malit të Zi.
“Vijesti” mësoi nga policia se dy nga viktimat janë vëllezërit nga Rozhaj, Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27), përcjell Faxweb.al.
Policia është në kërkim të Vehid Murić, 25 vjeç nga Rozhaj, i cili dyshohet se ka kryer krimin e rëndë, i cili dyshohet se është kryer gjatë natës në apartamentin me qira ku jetonin viktimat.
I dyshuari, sipas policisë, vrau tre shokë, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në ndërtim dhe më pas është arratisur.
“Dyshohet se akti kriminal i paraprin mosmarrëveshjeve mes personave, që të gjithë nga Rozhaj“, njofton policia.