E Diel, 1 Nëntor 2026

Fieraket, gezuar 8 Marsin ne lokale

Dita e 8 Marsit eshte festuar edhe ne qytetin e fierit. Qe ne oret e para te mengjesit qytetare te moshave te ndryshme kane rendur ne dyqane lulesh, butik, dyqane dhuratash per te blere dhuraten per bashkeshorten, mamane, te dashuren shoqen apo dike tjeter. Dhurata kane shkembyer mes tyre meshkujt, apo femiejt per grate dhe nenat e tyre, por nje gje e tille ka ndodhur edhe ndermjet femrave me njera tjetren. Nga ana tjeter te populluar kane qene edhe lokalet e ndryshme, por me shume ata te periferise, pasi familje apo cifte te rinjsh kane preferuar me shume qe te drekojne jashte qytetit, nderkohe qe nje pjese e mire e familjareve kane preferuar qe te shkojne drejt Vlores. Anxhela, nje vajze dhjete vjece tregon se per diten e 8 Marsit, ajo i kish blere me kursimet e saj dy bizhuteri mamase, qe punon mesuese. Nga ana e saj policia e qarkullimit rrugor ka marre te gjitha masat duke ngritur postblloqe.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›