Dita e 8 Marsit, gjirokastritet popullojne baret dhe lokalet
Kete 8 Mars pjesa me e madhe e grave gjirokastrite e kane kaluar neper bare dhe lokale. Pasi i kane lene punet e perditshme te shtepise ne duar te bashkeshorteve te tyre ato i jane drejtuar lokaleve kryesisht ne pikat qe ndodhen jashte Gjirokastres. "Menduam qe se bashku me koleget kete 8 mars ta kalonim jashte qytetit", thote Alketa Shehu mesuese ne nje shkolle te qytetit. Pjesa femerore e stafit pedagogjik te kesaj shkolle ne nje restorant ne periferi te Gjirokastres ka festuar 8 Marsin larg ceremonive zyrtare. "Rralle qellojme qe mblidhemi bashke per dreka te tilla keshtu qe mendoj se eshte dicka e vecante ky organizim", thote ekonomistja Jonida Kola. Se bashku me shoqet e saj te punes ato kane organizuar nje dreke te vertete festive ne kuader te 8 Marsit. Nderkohe si gjithmone edhe ne kete 8 Mars nuk kane munguar lulet dhe dhurata per nenat. Qysh ne oret e para te mengjesit trotuareve te qytetit te zinte syri njerez te moshave te ndryshme te cilet me buqeta lulesh ne duar nxitonin te uronin nenat e tyre "Gezuar festen !".