E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën kabllon elektrik afër Rezidencës Qeveritare, në pranga 4 të rinj

Durres, 13 dhjetor, NOA – Vjedhja e kabllos elektrike te linjes se ndriçimit per ta shitur, ka sjelle arrestimin e kater te rinjve ne qytetin e Durresit. Korrespodenti i Agjencise NOA raporton se policia e qytetit bregdetar ka arrestuar kater te rinj, dy dite me pare, pasi jane kapur duke marre nje sasi te konsiderueshme materiali.

Te arrestuarit jane Endrit Edmond Haxhi, 19 vjeç, banues ne lagjen NR. 13, Egys Albert Dhima, 23 vjeç, banues ne lagjen NR. 5, E.C., 15 vjeç, banues ne lagjen Nr. 5  dhe Enea Anesti Sheqerxhi, 19 vjeç, banues ne lagjen Nr. 5 te gjithe banuese ne Durres.

Te rinjte kane shkuar mbremjen e dates 10 dhjetor ne sektorin “Iliria” ne lagjen Nr. 13 ne Durres dhe  ne afersi te Rezidences Qeveritare kane tentuar te vjedhin kabllon elektrik per ta shitur me pas.

Duke qene se zona e rezidences eshte nen survejimin e rrepte te policise, agjenteve nuk u eshte dashur shume kohe per te pikasur te rinjte teksa vidhnin kabllon.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›