Vrasje ne Tirane ekzekutohet 31-vjecari nga Puka

Një vrasje ndodhi dje në mbrëmje në Tiranë, tek mbikalimi i Kamzës. Një person që po udhëtonte me motorcikletë është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i vdekur në vend. Sipas policisë, viktima është 31-vjeçari Paulin Marku, nga Puka. Ndërsa për autorët e vrasjes ende nuk ka asnjë të dhënë hetimore, pasi ata kanë arritur të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Zyrtarisht nuk jepet ende një version për krimin, por një nga pistat kryesore mund të jetë ajo e hasmërisë, si pasojë e një konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur viktima me autorët.
Zyrtarisht nuk jepet ende një version për krimin, por një nga pistat kryesore mund të jetë ajo e hasmërisë, si pasojë e një konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur viktima me autorët.