E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirdite nipi vret xhaxhane

Krimi brenda fisit ka shkaktuar një tjetër viktimë. Kësaj rradhe bëhet fjalë për një rast të ndodhur në fshatin Konaj, në komunën Fan të Mirditës, ku një shtetas ka vrarë me armë zjarri xhaxhanë e tij. Sipas informacionit të policisë, bëhet e ditur se ka qenë 25- vjeçari Fatmir Tuçi ai që ka qëlluar për vdekje xhaxhanë e tij, 39 vjecarin Agustin Tuçi.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës të së martës, kur i riu në bashkëpunim me babanë e tij, Lekë Tuçi, ka qëlluar me automatik drejt Agustin Tuçit. Fillimisht u mendua se krimi u krye nga vëllai i viktimës, madje ky variant iu deklarua edhe policisë, por hetimet e mëtejshme vërtetuan se ishte nipi i tij që kishte qëlluar. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia arrestoi babë e bir, Lekë dhe Fatmir Tuçi dhe sekuestroi armën e tyre te zjarrit. Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 17 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›