E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shën Valentini, të dashuruarit rrudhin dorën për dhurata

Shen Valentini, ose ndryshe dita e te dashuruarve, duket se kete here do te marre emrin “dita e luleve”. Kjo per faktin se lulet duket te jene kryedhurata e festes se sotme. Nuk mund te mungojne trendafilat e kuq apo karafilat, qe jane nder me te preferuarit per vajzat. Te pakten keshtu shprehen shiteset ne dyqanin e luleve, megjithese nuk e mohojne se kete vit, atmosfera e festes se Shen Valentinit, eshte zbehur disi. “Kete vit kemi marre vetem nje porosi surprize per neser (sot). Nje buqete modeste me lule. Krahasuar me vitet e tjera, eshte shume pak. Por ne, po shpresojne qe te shesim neser meqenese eshte dhe festa, te pakten shpresojme te na ecin trendafilat dhe karafilat”, shprehet Alba, shitese ne nje dyqan ne rrugen e Durresit. Por pervec luleve, nje zgjedhje tjeter shume e goditur jane edhe bizhute. Eshte e njohur tashme dashuria qe kane femrat me bizhute, vethet, vareset, byzylyket, apo spilat. Por, edhe shiteset e bizhuterive, nuk duket se jane te kenaqura. “Ja, sic e shikon dyqani eshte bosh. Nuk blen njeri. Vetem nje cift erdhi dje dhe bleu nje unaze. Une nuk e di, por nuk kam shprese se neser do te kete shitje, pasi bizhute kushtojne shtrenjte”, shprehet Drita. Ne diten e Shen Valentinit, djemte zgjedhin t’u blejne te dashurave te tyre ndonje fustan apo bluze, apo te brendshme, per kete pyetem Jeten, shitese ne nje dyqan rrobash per femra perballe parlamentit. Ajo na tha se pavaresisht se jane bere ulje drastike te cmimeve, shume pak djem i jane drejtuar dyqanit te saj per te bere dhurate per Shen Valentinin. “Nuk bejne djemte dhurata. Vetem dy-tre vete kam pasur, qe kane blere ndonje bluze apo fustan, por shko te dyqani tjeter edhe pyet, ai qe shet rroba per meshkuj, ai ka pas shitje”, tregon Jeta. Ne te vertete, dyqani tjeter kishte bere plot shitje. “Kane ardhur shume vajza. Keto dy-tre dite kam bere 40-50 shitje ne dite per Shen Valentinin. Vajzat kryesisht kane blere shaje, rripa, kemisha, pulovra e jeleke. Edhe cmimet jane te arsyeshme, pasi ne kemi bere ulje te konsiderueshme”, - tregon Beti. Shen Valentini bie ne sy per atmosferen festive apo per dhuratat qe te dashuruarit i bejne njeri-tjetrit, ajo mbetet nje feste intime, qe gjithsecili zgjedh ta festoje sipas menyres se tij, qe jo domosdoshmerish, duhet te jete nje dhurate materiale. Shume zgjedhin t’i dedikojne te dashurit te zemres nje poezi, nje kenge apo edhe nje mesazh te bukur telefonik dhe sigurisht shume puthje.

Shen Valentini, historia qe nis ne shekullin e III-te

Shume te rinj e festojne 14 shkurtin, si diten e Shen Valentinit apo te te dashuruarve. Por ne te vertete, cfare eshte Festa e Shen Valentinit? Gjate ketyre viteve, kane qarkulluar me dhjetera legjenda rreth kesaj feste. Ajo qe mendohet si historia me e vertete, eshte ajo qe daton ne kohen e perandorise Romake, gjate sundimit te Klaudit te dyte, rreth vitit 270 te eres sone. Klaudi nuk deshironte qe meshkujt e asaj kohe te martoheshin gjate luftes, sepse mendonte se meshkujt beqare, ishin ushtare me te mire. Peshkopi Valentin, qendroi kundra ketyre deshirave dhe kreu ceremoni martesore te fshehta. Per kete arsye, Valentini u arrestua dhe me pas u ekzekutua nga urdhri i perandorit, me 14 Shkurt. Kur ishte ne burg, i shkroi nje shenim vajzes se rojes se burgut, duke e firmosur ne fund, “nga Valentini yt”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›