E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Pengesat per liberalizimin e vizave jane ne Bruksel

INTERVISTA/ Mosuniteti i vendeve te Bashkimit Evropian rreth statusit te Kosoves po ndikon ne vonesat qe qytetaret e Kosoves te udhetojne pa viza neper vendet e BE-se, ka thene kryeministri Hashim Thaci ne nje interviste per radion Evropa e Lire. Nderkaq duke iu referuar dialogut me Beogradin, Thaci ka thene se ne fund te dyja vendet do te arrijne deri te normalizimi i marredhenieve duke gjetur edhe nje zgjidhje per integrimin e komunitetit serb ne veri ne kuader te institucioneve te Kosoves.

Dy muajt e ardhshem nga perfaqesuesit nderkombetare jane vleresuar si vendimtare ne kuader te procesit te bisedimeve me Serbine. Cilat jane pritjet tuaja dhe cfare mund te rezultoje si epilog i ketij dialogu?

Ne deri tash kemi zhvilluar kater takime me kryeministrin Daciq, me ndermjetesimin dhe udheheqjen e baroneshes Catherine Ashton. Takimet kane qene, mund te them lirisht produktive dhe konstruktive. Dua te besoj qe takimi i ardhshem, e ne vecanti edhe pas takimit qe ka ndodhur mes presidenteve, zonjes Jahjaga dhe presidentit Nikolliq, paraqet nje fryme te re. Keshtu qe, ky takim, qe do te ndodhe ne te ardhmen e afert, do te jete nje kapitull i ri ne procesin e normalizimit te marredhenieve mes shtetit te Kosoves dhe te Serbise. Pres nje intensifikim te ketij procesi ne menyre qe te jete edhe me rezultativ. Presim qe definitivisht te filloje normalizimi i gjendjes ne veri te Mitrovices, qe edhe atje te kemi shperberjen e strukturave te sigurise dhe largimin e strukturave te Serbia nga ajo pjese, dhe kjo pergjegjesi do t'i takoje drejtperdrejt kryeministrit dhe qeverise se Serbise, pra z. Daciq. Ndersa, nga ana jone, ne do te prezantojme oferten tone afirmative per qytetaret tane serbe ne veri, ne menyre qe ata te integrohen ne jeten e re kosovare, te integrohen ne Parlamentin e ardhshem te Kosoves, te integrohen ne institucionet qendrore dhe lokale. Punojme qe te krijojme kushte dhe rrethana edhe me te pershtatshme per transformimin apo integrimin e strukturave te edukimit, te shendetesise, te sherbimit publik ne perputhshmeri me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves.

Eshte thene disa here se Prishtina duhet ta kete edhe nje oferte per veriun e Kosoves ne menyre qe te siguroje integrimin e ketij komuniteti dhe komunave veriore. Per cka konkretisht behet fjale dhe cila mund te jete kjo oferte qe mund ta ofroje qeveria?

Serbet ne Kosove apo nje etni ne Kosove do t'i gezoje te drejtat e barabarta ne gjithe territorin qe jeton. Nuk do te kete etni me te drejta te standardeve te dyfishta ne territorin e Kosoves, e kjo nuk do te vleje as per serbet. Ndersa, oferta jone eshte jashtezakonisht gjeneroze. Eshte nje oferte qe eshte plotesisht ne perputhshmeri me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves, me standarde evropiane, nje oferte integruese. Qytetaret ne veri kane qene te mashtruar per 13 vjet nga Beogradi, me pretendimin per ndarjen e Kosoves, ndersa ajo enderr e Serbise eshte shuar njehere e pergjithmone me 25 korrik 2011. Tani kete zhgenjim te qytetareve ne veri, Qeveria e Kosoves, une si kryeminister i vendit, qe e kam per obligim t'iu sherbeje te gjitheve, duhet ta shnderroj ne shprese graduale per ta, ne menyre qe ata te integrohen ne jeten e re demokratike, te organizohen zgjedhje te lira ne veri ne kater komunat, te kete lidership legjitim. Te fillojme qe permes fondit zhvillimor te investojme ne infrastrukture dhe te ndryshojme jeten e qytetareve atje per te mire. Te kemi sistem te drejtesise konform standardeve evropiane dhe ne perputhshmeri me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves, te kemi edhe integrimin ne te gjithe mekanizmat institucional kosovare edhe te qytetareve atje, qe duhet te integrohen pra edhe ne edukim, shendetesi, sherbime publike, polici, FSK, ne menyre qe te ndertojme institucione demokratike, institucione shume etnike dhe funksionale ne cdo cep te territorit te Republikes se Kosoves. Por, ne do te respektojme edhe te gjitha te drejtat qe dalin edhe nga obligimet tona, te marreveshjeve nderkombetare qe kemi, dhe do te respektojme edhe te drejten e interesimit legjitim te Serbise per qytetaret serbe ne Kosove. Dhe ky proces i dialogut ne Bruksel, une dua te besoj qe do te permbyllet me nje normalizim te marredhenieve ndershteterore Kosove - Serbi, duke hapur nje proces te ri, ate te fqinjesise se mire, i munguar me heret.

Duke marre parasysh kundershtimin e vazhdueshem qe kane hasur institucionet e Kosoves per shtrirjen e autoritetit ne veri. A prisni qe per veriun te gjendet edhe nje zgjidhje kalimtare ku faktori nderkombetar te merrte nje rol prijes deri ne vendosjen e normalitetit atje?

Gjendja ne veri eshte e ndryshme nga pjeset tjera te Kosoves. Eshte nje gjendje e padurueshme qe kerkon zgjidhje te shpejte dhe te drejte. Kjo zgjidhje duhet te jete ne perputhshmeri me Kushtetuten e Kosoves dhe keshtu edhe do te ndodhe, me ligjet e Kosoves, ndersa nuk do te kete trajtim ne kuptimin qe pretendon dikush, apo Beogradi. Kosova eshte nje dhe unike. Ne do te respektojme gjithmone procesin integrues, e ne asnje rrethane ndonje proces izolues apo qe hap kapitull te status quo-se, por qe hap nje kapitull te funksionalizimit normal te shtetit te Kosoves.

A do te integroni strukturat paralele serbe ne kuader te institucioneve permes zgjedhjeve te ardhshme?

Ne do te adaptojme struktura te edukimit, te shendetesise, te sherbyesve publike, por ne te njejten kohe ne nuk pretendojme te imponojme lidershipin ne veri. Qytetaret atje duhet te kene te drejten qe t'i zgjedhin vete lideret permes vullnetit te tyre. Do te ftojme edhe OSBE-ne qe te organizoje dhe te menaxhoje kete proces qe te jete sa me i besueshem.

Per pak dite Kosova do te shenoj pese vjetorin e shpalljes se pavaresise. Nga pikepamja e juaj, si e shihni sot Kosoven, pese vjet pas aktit te shpalljes se deklarates se pavaresise?

Pese vite pas pavaresise Kosova eshte ndryshe. Eshte nje subjektivitet i respektuar dhe i nderuar nderkombetarisht. Kemi fituar rreth 100 njohje nderkombetare. Jemi anetaresuar ne Banken Boterore, Fondin Monetar Nderkombetar, Banken per Zhvillim e Rindertim dhe jemi ne proces te anetaresimit ne shume mekanizma rajonal e nderkombetar. Kemi bere hapa te rendesishem ne zhvillimin ekonomik. Per cdo vit, Kosova ka pasur rritje per rreth kater per qind. Eshte rritur mireqenia sociale e qytetareve. Ne keto pese vite kemi hapur kapitullin e Kosoves se re, Kosoves demokratike, Kosoves evropiane. Jemi ne rruge te mire per procesin e integrimeve euroatlantike. Mendoj qe keto pese vite kane qene vite te suksesit, te vleresuar nga ana e qytetareve, por edhe vite te progresit te vleresuar nga bashkesia nderkombetare. Si shembulli me i mire i kesaj eshte permbyllja e procesit te mbikeqyrjes nderkombetare te pavaresise kur i gjithe komuniteti nderkombetar vleresoi se Kosova ka shenuar perparime per t’i besuar ne hapat e metutjeshem te perspektives evropiane. Natyrisht qe duhet te bejme edhe me teper sepse kemi trasheguar nje situate jo te mire ekonomike. Pavaresia e Kosoves ka dhene mesazhin me te mire se ky vend eshte vend i paqes, stabilitetit, i bashkejeteses dhe te njejten kohe edhe i reflektimit te bashkepunimit rajonal dhe perspektives evropiane per gjithe rajonin. Por, jemi te vetedijshem se duhet te bejme edhe me teper, jo vetem ne rrafshin politik e diplomatik, por edhe ne ate ekonomik, te rendit dhe ligjit, luftes kunder korrupsionit, krimit te organizuar dhe fenomeneve tjera.

Te marten ju keni zhvilluar nje takim me nje delegacion te Komisionit Evropian ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave. Nuk jane dhene shume shpresa qe ne nje te ardhme te afert kosovaret do te levizin lirshem, pa viza. Ku qendrojne ngecjet kryesore ne kete proces?

Ngecjet per procesin e liberalizimit te vizave per Kosoven nuk jane teknike, jane kryekeput politike dhe se keto pengesa jane ne Bruksel dhe nderlidhen drejtperdrejte me mos-unitetin e vendeve te Bashkimit Evropian sa i perket statusit politik te Kosoves. Kjo vonese e Brukselit eshte e padrejte ne raport me Kosoven. Ne jemi trajtuar si qytetare te rendit te dyte dhe ne ish-Jugosllavi dhe tash nuk dua te besoj dhe te bej krahasime te tilla se dicka e tille mund te ndodhe edhe nga Bashkimi Evropian. Ne jemi rreth 2 milione qytetare, jemi njerez qe e njohim dhe e kuptojme Evropen. Jemi evropianet me te rinj dhe padrejtesisht po vonohemi per te levizur lirshem ne vendet e Bashkimit Evropian. I kemi zbatuar ne afatin rekord standardet dhe kriteret e nevojshme dhe do te punojme edhe ne rekomandimet e reja qe kemi, por nuk ka qene e arsyeshme dhe nuk eshte e justifikueshme qe per Kosoven te kete standarde te dyfishta ne raport me vendet tjera qe e kane kaluar kete proces apo qe per vende te caktuara te kete standarde te dyfishta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›