E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, goditet në detyrë polici, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, një makinë ka përplasur një punonjës policie i cili ndodhej në krye të detyrës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se polici i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Bluzat e bardha të këtij spitali njoftojnë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polici i plagosur Arben Luci, i cili është inspektor policie në qytetin e Durrësit, është goditur nga një automjet i tipit Rexhina i cili drejtohej nga L. Kadilli.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”. Luci ka tentuar të ndalë mjetin e L. kadillit, por ky i fundit nuk i është bindur urdhërit  duke e përplasur atë në postbllok.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›