Vrasjet ne Devoll, aksion per kapjen e autorit

Dy vellezer nga fshati Vidohove e rrethit te Devollit jane ekzekutuar mesditen e se premtes me arme zjarri ne nje nga rruget e fshatit te tyre ndersa nje i trete eshte ne gjendje shume te rende. (UPDATE)
Viktimat jane Taulant, Xhilion dhe Eldi Mulliri. Pas ngjarjes ne fshat ka mberritur policia qe ka rrethuar gjithe zonen si dhe ka bllokuar kufirin me Greqine. Fshati Vidohove ndodhet fare prane ketij kufiri dhe per kete eshte kerkuar ndihma e policise greke e cila po leviz me patrulla pergjate kufirit me Shqiperine. Ne ndihme te policise lokale jane nisur edhe repartet e RENEA-s me helikopter per shkak se dyshohej se autori ndodhej ne fshat i armatosur. Dyshimet e para rane mbi nje hakmarrje te mundshme. Nena e tre viktimave ne nentor te vitit 2005 u zbulua se ishte autorja e masakrimit te nje femije 7 vjec per shkak te xhelozise. Liljana Mulliri, kishte vrare e me pas copetuar dhe hedhur ne nje pus trupin e viktimes. Me pas ajo u zbulua se ishte autorja dhe te afermit, bashkeshorti dhe djali i saj, nje nga viktimat e mesdites se te premtes kerkuan denim kapital per gruan e cila aktualisht vuan denimin ne nje burg ne Tirane. Por nje tjeter variant eshte ngritur menjehere sipas te cilit autori i vrasjes eshte nje 37- vjecar me origjine nga Thumana me emrin, Besim Karaj. Ai ka qelluar per xhelozi ndaj nje prej vellezerve Mulliri, i cili mendohet se kishte lidhje jashtemartesore me bashkeshorten e tij. Vrasja ka ndodhur ne qender te fshatit dhe sipas policise Besim Karaj me arme zjarri kallashnikov ka qelluar mbi tre vellezerit duke vrare ne vend dy ndersa i treti 18 vjec eshte ne gjendje shume te rende per jeten ne spital. Policia eshte ende ne nje aksion ne nje pyll prane kufirit me Greqine per te kapur autorin.