E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet në Francë, krerët botërore dënojnë ashpër ngjarjen

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso ka dënuar ngjarjen tragjike në Francë, duke i cilësuar të shtënat një “krim të urryer”.Vendet evropiane, Vatikani dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar po ashtu ngjarjen. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka dënuar sulmin e së hënës, duke e quajtur “të neveritshëm”.

“Sot kemi pasur një krim të egër në Francë, që ka qëlluar hebrenjtë francezë, në mesin e tyre edhe fëmijë. Është shumë herët të thuhet se çfarë saktësisht fshihet prapa aktit, por unë mendoj se nuk mund të përjashtojmë motivin anti-semitik. Jam i sigurt se Nikolas Sarkozi, presidenti i Francës, dhe qeveria e tij do të bëjnë të pamundurën për të gjetur vrasësin. Ne në Izrael do të bëjmë gjithçka për t`i ndihmuar ata”, ka thënë Netanjahu.

Më herët edhe Presidenti i këtij vendi, Nikolas Sarkozi, e ka quajtur “tragjedi kombëtare” ngjarjen që ka zënë vend në qytetin Tuluz.

“Kjo që kanë bërë njerëzit e çmendur është tragjedi. Kjo na kujton për thellësinë e natyrës njerëzore, të qenieve njerëzore, të cilat janë të tilla vetëm me emër. Ato nuk i ndjekin praktikat që respektojnë dinjitetin e jetës”, ka thënë Sarkozi.


Sipas pasojë e tragjedisë, fushata për zgjedhjet presidenciale në Francë është ndërprerë.
Katër persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë të hënën nga të shtënat në një shkollë hebreje të Francës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›