E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, vriten 12 oficerë policie

Persona të armatosur në Meksikën perëndimore kanë vrarë 12 policë që ishin duke hetuar vrasjen e 10 njerëzve të tjerë.

Oficerët u sulmuan pasi ata ishin duke kontrolluar për trupat, që u përkisnin disa kokave që u gjetën të prera në afërsi të qytetit Teloloapan në shtetin Guerrero të dielën.

Mesazhe kërcënuese që i drejtoheshin kartelit të dorgës “La Familia”, u gjetën bashkë me kokat. “La Familia” dhe “Knights Templar”, dy kartele rivale, janë duke luftuar për kontrollin e tregtisë së drogës në shtetin Guerrero.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›