E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Sarkozi jep alarmin për terrorizëm

Presidenti Nicolas Sarkozy ka vendosur në jug-perëndim të Francës nivelin më të lartë të alarmit anti-terrorizëm pas vrasjes së katër personave në një shkollë hebraike në Tuluz.

Në komentet e tij publike, Sarkozi ka thënë se duket qartë se ngjarja në qytetin e Tuluzit ka qenë e natyrës anti-semitike.

Ai po ashtu ka thënë se beson që i njëjti sulmues ka qenë përgjegjës edhe për të shtënat e javës së kaluar, që kanë lënë të vdekur tre ushtarë francezë.

Të hënën në Tuluz janë vrarë katër persona, në mesin e tyre tre fëmijë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka quajtur vrasjet “të neveritshme”.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se katër viktimat do të varrosen në Izrael, në përputhje me dëshirën e familjarëve të tyre.

Viktimat janë identifikuar si Rabi Xhonatan Sandller, 30 vjeç, dy djemtë e tij, Gabriell dhe Arieh, të moshës 4 dhe 5-vjeçare, dhe Miriam Monosnego, vajza e drejtorit të shkollës, e moshës 7-vjeçare.

Vendet evropiane, Vatikani dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar ashpër vrasjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›