E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca rezolutë të re për Sirinë në OKB

Franca ka depozituar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara draft-rezolutën, e cila mbështet përpjekjet e emisarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.

Ambasadori i Francës në OKB, Zherad Araud, tha se Parisi shpreson që deklarata të kalojë të martën, më 20 mars.

Teksti i saj nuk është i detyrueshëm dhe do të kërkojë mbështetjen unanime të Këshillit.

Ambasadori britanik, Mark Liall Grant, tha se Këshilli i Sigurimit do të diskutojë edhe draft-rezolutën e propozuar nga Rusia, e cila dënon bombardimet e së shtunës në Damask, të cilat kanë vrarë 27 persona.

Rusia dhe Kina u kanë vënë veto dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit, që kërkonin fundin e dhunës në Siri dhe largimin e presidentit Bashar al-Asad.

Kombet e Bashkuara raportojnë se mbi 8.000 persona kanë humbur jetën në një vit trazira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›