Vrau 3-vjeçaren, nis gjykimi i autorit
SARANDE- Mungesa e avokatit mbrojtës ka bërë që dje në Sarandë të shtyhet gjykimi për 74-vjeçarin Selman Meleqi, akuzuar për vrasjen me granatë dore më 15 qershor të vitit 2011 të 3-vjeçares Sara Zera nga Delvina. Meleqi akuzohet për "vrasje nga pakujdesia", "vrasje me paramendim e mbetur në tentativë", "plagosje e rëndë me dashje" dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit". Në ngjarjen e gjashtë muajve më parë, 3-vjeçarja ishte objekt i gabuar, pasi Meleqi donte të godiste për hakmarrje shtëpinë e fqinjit pas konfliktit për pronën.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)