E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau Arjan Gosën, vetëdorëzohet në Polici Habib Rexha

Habib Rexha është vetëdorëzuar në Polici pasi dy ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri, Arjan Gosën. Siaps njoftimit të Polcisë mësohet se krahas kërkimeve intensive të zhvillua për kapjen e Rexhës dhe negociatave me familajrët, u bë i mundur vetëdorëzimi i 31-vjeçarit.

Pasditen e së dielës, Habib Rexha, ekzekutoi me një plumb në kokë Arjan Gosën, i cili ishte duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e Kavajës me të atin.

31-vjeçari nga Kukësi jetonte jashtë vendit, por kishte ardhur vetëm për të marrë hakun e të vëllait, Altin Rexhës, i cili mbeti i vdekur më 29 Mars 2023, pasi u qëllua disa herë me thikë nga Armand (Edmond) Gosa, vëllai i Arjan Gosës.

Habib Rexha duke shkuar drejt lokalit ku ndodhej viktima

Armand Gosa mbeti i vdekur dhe vetë po atë ditë, pasi Altin Rexha edhe pse i plagosur u kundërpërgjigj me pistoletë.

Më herët, për mediat u bë me dije dhe deklarata e babait të Arjan Gosës, Osman Gosa, i cili ishte prezent në momentin ku i biri u ekzekutua me plumb në kokë nga Habib Rexha.

Ai u shpreh se nuk mendonte se ngjarja e marsit, ku mbeti i vdekur djali tjetër i tij Edmond Gosa dhe vëllai i Habib Rexhës, Altin Rexha do të vijonte, prandaj dhe nuk ruheshin.

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte. Djali im Arjani pak dite me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash qe Arjani u këput dhe pash një person qe doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë te them me shumë", tha ai.

Njoftimi i Policisë: 

Kavajë

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:

Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›