E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrau Madrit Ulqinakun në Elbasan/ Arrestohet 18 vjeçari Horgito Peqini

Është arrestuar ditën e sotme Horgito Peqini, 18 vjeçari që vrau një javë më parë për motive të dobëta Madrit Ulqinakun në Elbasan.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat edhe një 33 vjeçar me iniciale K.S i cili ka qenë së bashku me autorin e vrasjes.

Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndërsa shton se sa të mbarojnë veprimet  do ketë një komunikatë të plotë.

Elbasan/Informacion paraprak

Vihet në pranga autori i vrasjes se Madrit Ulqinakut

Ne pranga autori  Horgito Peqini 18 vjec.

U shoqerua edhe nje shtetas  K.S, 33 vjeç qe ishte bashke me autorin e vrasjes.

Po punohet per sqarimin e rrethanave duke bashkepunuar me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan

Sa te mbarojnë veprimet  do keni komunikate të plotë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›