E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth përshëndet përzgjedhjen e kandidaturës të Av.Popullit

TIRANE- Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth përshëndeti përzgjedhjen e kandidaturës për Avokatin e Popullit nga Partia Socialiste.

Në një komunikim për shtyp, vetëm pak kohë pas shpalljes së kandidaturës së Igli Totozanit si përzgjedhuri nga Komisioni i ngritur nga Partia Socialiste, Wollfarth kërkoi që Kuvendi të marrë një vendim sa më shpejt, duke kërkuar gjithashtu që zyra e Avokatit të Popullit të funksionojë me efikasitet.

Ky është hapi kyç për plotësimin e këtij institucioni, vazhdon më tej Wollfarth, duke vlerësuar hapat që janë hedhur deri në këto momente drejt konsensusit mes partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›