E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina, mjekesi rehabilituese per shqiptaret

Mjeket shqiptare do te kene mundesi te specializohen ne mjekesine rehabilituese, fushe kjo shume pak e perhapur ne vendin tone. Eksperienca, do te merret nga mjeke kineze dhe kjo, fale nje marreveshjeje qe eshte nenshkruar dje ne Ministrine e Shendetesise nga ministria Godo dhe ambasadori kinez. Sipas marreveshjes se nenshkruar eshte kerkuar bashkepunim ne shkembimin e informacioneve dhe dokumentacionet mbi shendetin, ne sektoret me interes te perbashket. Promovimin e kontakteve ndermjet institucioneve, spitaleve dhe organizmave qe veprojne ne fushen e shendetesise ne te dy vendet. Po keshtu marreveshja parashikon shkembimin e informacioneve mbi aparaturat e reja, produktet farmaceutike dhe zhvillimet teknologjike ne fushen e shendetesise dhe shkencave mjekesore. Sipas drejtuesve te Ministrise se Shendetesise eshte shume e rendesishme qe te bashkepunohet me kete vend pasi dihet qe teknologjia sidomos ajo e aparaturave eshte shume e zhvilluar dhe specializuar.Nga ana tjeter mjekeve dhe specialisteve do iu garantohet pjesemarrje, ne kongreset dhe simpoziumet me karakter nderkombetar, qe do te trajtojne aspekte te shendetesise dhe shkencave mjekesore, te cilat do te mbahen ne vendet perkatese dhe me kerkese te seciles pale. Ambasadori kinez ka garantuar bashkepunim per pergatitjen dhe prezantimin e projekteve te perbashketa kerkimore, zhvillimi, asistence teknike dhe formimi si edhe trajnime afatshkurtra te specialisteve te shendetesise. Gjithashtu pjese e ketij drafti, eshte edhe bashkepunimi ne Organizimin e Sistemeve Shendetesore Kombetare perkatese, dhe mbikeqyrjen epidemiologjike dhe parandalimin e HIV/AIDS .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›