Vrau bashkeshorten arrest me burg per Genci arcanin
Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën "arrest me burg" për Genci Çarçanin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes.
Genci Çarçani pranoi në gjykatë vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, Valbona Çarçani
Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë.
Edhe para prokurorisë, i dyshuari e ka pranuar krimin dhe ka treguar të gjithë kronologjinë e ngjarjes, duke pretenduar se ajo prej shumë vitesh e tradhtonte dhe nuk e lejonte ti takonte dy vajzat.
Sipas dëshmisë qe ka dhënë 48-vjeçari Çarçani ai thote se para se paraqitej në Komisariat Çarçani pretendon se kishte kërkuar nga ish-gruaja që të sqarohej por ajo e kishte goditur me çantë duke e acaruar bisedën mes tyre. Si pasoje e këtij debati i dyshuari e kishte qëlluar disa herë me thikë dhe më pas me qenin e saj dhe çantën është larguar për tu arrestuar në sheshin e “Ushtarit të Panjohur”.